10.02.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Dhuna me bazë gjinore ndaj grave. Efikasiteti i ndjekjes penale në rastet e dhunës me bazë gjinore”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë, me temë “Dhuna me bazë gjinore ndaj grave”

  • Efikasiteti i ndjekjes penale në rastet e dhunës me bazë gjinore. Efektiviteti i zbatimit të urdhrave të mbrojtjes dhe procedimet në rast të shkeljes së tyre. 
  • Problematikat në praktikën gjyqësore lidhur me deklarimin e viktimave të dhunës se nuk kërkojnë ndjekje penale përveç pajisjes me urdhër mbrojtje dhe qëndrimi i organit procedues. Detyrimi i gjykatës për referimin e rasteve në organin procedues. 
  • Mbrojtja e viktimës së dhunës me bazë gjinore.
  • Efekti i procedimeve penale lidhur me dhunën në familje mbi vendimmarrjet e gjykatës për zgjidhjen e martesës dhe ushtrimin e përgjegjësisë prindërore pas zgjidhjes së martesës

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Vjosa Zaimi dhe Anita Pilika

Lehtësuese: Eliora Elezi

Qëllimi i këtij trajnimi është: të identifikojë praktikën e gjykatës dhe prokurorisë shqiptare, duke evidentuar problematikat aktuale, por dhe praktikat më të mira, në lidhje me  dhunën me bazë gjinore ndaj grave; të realizojë shkëmbimin e mendimeve në lidhje me efikasitetin e ndjekjes penale në rastet e dhunës me bazë gjinore, si dhe efikasitetin e zbatimit të urdhrave të mbrojtjes dhe procedimet në rast të shkeljes së tyre; të identifikohen praktikat më të  mira në lidhje me mbrojtjen e viktimës së dhunës me bazë gjinore. Lidhja e procedimeve penale lidhur me dhunën në familje dhe  proceset për zgjidhjen e martesës. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Standardet ndërkombëtare të dhunës me bazë gjinore;
  • Dhuna me bazë gjinore ndaj grave. Dhuna në familje, ndryshimet e ligjit;
  • Efektiviteti i zbatimit të urdhrave të mbrojtjes dhe procedimet në rast të shkeljes së tyre;
  • Efekti i procedimeve penale lidhur me dhunën në familje mbi vendimmarrjet e gjykatës për zgjidhjen e martesës dhe ushtrimin e përgjegjësisë prindërore pas zgjidhjes se martesës;
  • Legjislacionit shqiptar sa i përket dhunës me bazë gjinore; Problematikat e hasura nga zbatimi i tij në praktikë;
  • Njohja e gjithë instrumentave ligjorë penalë, socialë dhe jo vetëm, me qëllim një bashkëpunim sa më efikas të të gjithë faktorëve kundër dhunës mbi bazë gjinore; 
  • Dhuna ndaj të miturve Cili është kuadri ligjor? Dallimi midis disiplinës prindërore dhe dhunës ndaj fëmijëve në natyrën dhe qëllimin e sjelljes së prindërve ndaj fëmijëve të tyre;
  • Ç’do të thotë abuzim? Format e abuzimit. Pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të abuzimit;
  • Tiparet dhe karakteristikat e grave të dhunuara e të dhunuesve të tyre;
  • Elementë të identifikimit të fëmijëve të abuzuar. Çrregullimi i stresit post-traumatik. Trajtimi i çrregullimit  të stresit post traumatik.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kuic-11-shkurt/